Qendra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci” (QDNJD), është një organizatë jo-qeveritare, jofitimprurëse dhe jofetare, misioni i së cilës është të punojë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri dhe sensibilizimin e shoqërisë shqiptare mbi shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë grupet më vulnerabël të shoqërisë; siç janë grate/vajzat, të miturit, minoritetet etj.
Misioni I saj është:
Mbrojtja dhe  promovimi I të drejtave te njeriut
Të sjellë  përmirësime të qëndrueshme në pozitën shoqërore dhe ekonomike të gruas  në shoqërinë shqiptare
Të  forcojë  demokracinë përmes avokimit, lobimit, monitorimit  dhe përmirësimit të legjislacionit
Të fuqizojë  grupet e  margjinalizuara nëpërmjet edukimit, ndërgjegjësimit, trajnimeve, ngritjes së kapaciteteve, me fokus të veçantë  gratë/vajzat e zonave rurale
Të jetë zëri ligjor i individëve dhe grupeve në nevojë lidhur me çështje të  shkeljes të drejtave të njeriut
Objektivat strategjikë të Qëndrës janë:
Në vitin 2011, Qëndra ka hartuar Planin Strategjik si dhe Strategjine përkatëse Financiare per periudhën 2012 – 2014.
Ndërmjet të tjerave, objektivat strategjike përfshijnë:
1) Rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të drejtat e njeriut - Promovimin dhe Mbrojtjen e të drejtat e njeriut
2) Ofrimin e shërbimeve ligjore dhe shërbimeve të tjera mbështetëse për  grupet në nevojë/vulnerabël
3) Fuqizimin ligjor të  grave nëpërmjet Klubeve të të Drejtave të Grave
4) Nxitjen  e fuqizimit ekonomik të grave/vajzave
5) Përmirësimin e  shëndetit të grave, veçanërisht në zonat rurale
6 Ndërmarrjen e nismave ligjore për përmirësimin e  legjislacionit
7) Monitorimin e  sistemit të drejtësisë
8) Respektimin e  të drejtave të personave të shoqëruar, arrestuar, dhe të burgosur  (me fokus të veçantë tek gratë / vajzat)
9) Forcimin e  kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së Organizatës


Partnerët tanë
Gjatë  12 vitete të aktivitetit të Qëndrës kemi punuar shumë për forcimin e marrëdhënieve me partnerët tanë në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Ndaj dhe jemi të lumtur të ndajmë çdo sukses me secilin prej partnerëve tanë, duke qënë se ata të gjithë, në një mënyrë ose tjetër, kanë kontribuar në rritjen e vazhdueshme dhe suksesin e QDNJD-së.  Partneritet tanë strategjik janë:
EED, Gjermani
WDP, Gjermani
SDC, Zvicer
GFW, USA
AMSHC
UNDP - ALBANIA

Struktura menaxhuese e Qëndrës
QDNJD drejtohet nga  Drejtori Ekzekutiv, i cili këshillohet vazhdimisht me Bordin Drejtues të organizatës si edhe me Bordin Këshillimor. Bordi Drejtues  është një strukturë vendim-marrëse i përbërë nga tre anëtarë. Megjithatë, është vetë stafi ai që përbën thelbin e organizatës nëpërmjet angazhimit të drejtpërdrejtë në zbatimin e projekteve dhe programeve të ndryshme dhe arritjen e rezultateve.

Struktura organizative:
Qëndra Të Drejtat e Njeriut në Demokraci, në strukturën e saj organizative  ka dy degë lokale, njëra e vendosur në Bashkinë e Kamzës dhe tjetra në Rrethin e Tropojës.

Zyra e Kamzes
Qëndra Të Drejtat e Njeriut në Demokraci  operon ne Bashkinë Kamëz që prej vitit 2009. Në vitin 2011, Qëndra është vlerësuar më titullin “Organizata e vitit” nga Bashkia Kamëz.

Aktivitetet kryesore që Qëndra po zbaton në Kamëz  mund të përmenden:


Ofrim sherbimesh
Ofrim Shërbime ligjore (ofrim i konsulencës juridike si dhe përfaqësim në gjykatë, shërbime paraligjore (ndërhyrje për zgjidhjen e çështjeve administrative), shërbime Kliniks ( aftësimi i individëve për ndjekjen e cështjeve të tyre përpara institucioneve administrative apo gjyqësore); Shërbime  psiko-sociale (mbështeje emocionale dhe psikologjike, këshillim individual dhe në grup, adresim në qendrat e specializuara sipas kategorisë së nevojave të paraqitura, konsultim, orientim dhe ndërmjetësim për punësimin e grave/ vajzave si dhe përfitimin e kurseve profesionale) dhe Shërbime mjekësore (Këshillim/ informim, edukim (depistime për kancerin e   gjirit), referime në organizata të  tjera që ofrojnë shërbime mjekësore.

Qëndër informuese dhe ndergjegjesuese

-Qëndra siguron informacion te nevojshem per ti mundesuar grave ne situata abuzimi te bejne zgjedhjet e tyre dhe te njohin sherbimet qe i ofrohen
Ngritja e kapaciteteve (për komunitetin dhe   institucionet shtetërore) nëpërmjet organizimit të trainimeve dhe woskshopeve mbi të drejtat e njeriut, dhunen në familje, trafikimin dhe ceshtjet gjinore.

B)Zyra e Tropojës:
Qëndra Të Drejtat e Njeriut në Demokraci  operon ne Rrethin e Tropojës që prej vitit 2005. Prej këtij viti e  në vazhdim QDNJD ka zbatuar disa projekte me focus  përmirësimin e situatës të mbrojtjes të të drejtave të njeriut  dhe përmirësimin e pozitës sociale të gruas në shoqëri. 

Aktivitetet kryesore të Qëndrës mund të përmenden:
- Ndërmarrja e fushatave periodike ndërgjegjësuese që synojnë  informimin e komunitetit mbi të drejtat e njeriut; mjetet për mbrojtjen nga cënimi i të drejtave të njeriut; rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit, në mënyrë të vecantë grave dhe vajzave për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në marrëdhëniet familjare me mjete ligjore; rritjen e njohurive mbi mjetet ligjore që ofron ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”;
-Ofrimin e shërbime sociale, ligjore dhe psikologjike për gratë/vajzat në Tropojë
-Qëndra e Ankesave
-Edukim Ligjor i  qytetarëve që synon ndërgjegjësimin e tyre lidhur me të drejtat ligjore dhe kushtetuese
-Trajnime mbi dhunën dhe cështjet gjinore që synojnë forcimin e kapaciteteve të grave/vajzave
-Trainime që synojnë ngritjen e kapaciteteve të institucioneve publike (Qendrat Shëndetësore, Komisariati i Policisë, gjykatës)
-Klubi i të drejtave të Grave
- Zbatimin efektiv të ligjit "Për masa ndaj dhunës në marrëdheniet familjare” duke rritur  aksesin e  viktimave të dhunës në sistemin e drejtësise”

Rrjete/Koalicione

QDNJD – ja është anëtare e këtyre rrjeteve dhe koalicioneve:

-Koalicioni I Vëzhguesve Vendore
-WAVE Network (Rrjeti I Grave Kunder Dhunes Europe)
-AWID (Shoqata për të Drejtat e Gruas në Zhvillim)  me qëndër në Kanada
-WIDE + (Networku europian I te Drejtave te Grave)
-IHREC (Konsorciumi Ndërkombëtar I të Drejtave të Njeriut) me qëndër ne SHBA
- European Women Lobby (Lobi Europian I Grave)
-Anëtar I YouthNet me qëndër në Vjenë, Austri
-Rrjeti Evropian për Parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe të rinjve, me Qëndër në Austri